E ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte bashkëshortja e Mirit, Rabea Shahini në një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio. Ajo u shpreh për rrugëtimin e Mirit në “Big Brother Vip”, raportet dhe debatet që ai ka patur me banorët e tjerë, e shumë të tjera.
Lidhur me surprizën e veçantë, që Artisja vajza e tyre i bëri Mirit, Rabea u shpreh:
Ajo ka dhënë përgjigjet që kishte në zemër. Doja të thoja edhe Selin, edhe Stelina, të dyja i kishte shumë qejf më tha. Ajo ka folur si një fëmijë i pafajshëm, atë që kishte në zemër. Pas takimit, ajo ishte e lumtur që takoi të atin më në fund. Por ishte edhe e mërzitur, sepse Miri ngeli ende brenda në shtëpi. Kur doli, ajo ka qarë shumë, e kisha shumë të vështirë ta qetësoja.
Dashuri ka me mua, me gocën me familjen e tij. Ai është xheloz vetëm për gjërat që ka përzemër, e ka për të mirë xhelozinë.
Ekskluzivisht për “Big Brother Radio”, bashkëshortja e Mirit komentoi raportin e tij me Selin. Gjithashtu, në një rrëfim ekskluziv në “TAR”, zbuloi si u njoh me këngëtarin!