Aktualitet

Në shkurt nis procesi i Vettingut në polici, i nënshtrohen 11 mijë punonjës

Qeveria shqiptare miratoi buxhetin me të cilin do të mbulohen pagat dhe shpenzimet e komisioneve që do të realizojnë Vettingun në policinë e shtetit. Ky proces parashikohej të fillonte në muajin janar, por zbatimi u shty për shkak të problemeve buxhetore të cilat tashmë duket se kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Ky proces përfshin kontrollin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Procesit të Vettingut pritet t’i nënshtrohen rreth 11 mijë punonjës të policisë së shtetit.