Një surprizë romantike ndodhi në Prime-n e së martës në “Big Brother VIP 5”. Mateo i dedikoi një poezi në italisht Brikenës, me të dy banorët që në fund u përqafuan.
“Filloi gjithçka si të ishte lojë, Fillova të afrohem pak nga pak, Edhe për mua është e vështirë, Nuk e di, a e di? Po duhet të dish diçka, S’të kam thënë kurrë gënjeshtra Nuk e di çfarë ndjen, Sepse nuk jam në kokën tënde, Po di që kur të shoh në sy, Më ikën mendja fare. Edhe pse heshtjet e tua thonë shumë, Di që në sytë e tu shoh botën. Nuk e di në më do, Ndoshta s’do ta di kurrë, Po nuk kam frikë të shprehem, Edhe pse për dashurinë, që nuk përjetova kurrë, do të shkruaj”, ishte poezia e Mateos.
Pasi banori e lexoi poezinë e përgatitur për Brikenën në ‘Prime’ ajo i dhuroi një përqafim por gjithashtu edhe e falenderoi:
“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.