Tre banorë të rinj janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Livia, Arditi dhe Shëndriti janë tre hyrjet më të reja, të cilët në ditët e ardhshme do të jetojnë në shpellë.
Ata gjithashtu kishin dhe ndikim në nominimin e ardhshëm. Ata zgjodhën tre banorë që i morën me vete në shpellë, të cilët janë imunë.
Livia zgjodhi Mateon, Arditi zgjodhi Selin, ndërsa Shëndriti zgjodhi Gimbon. Pjesa tjetër e shtëpisë kishte mundësinë të nominonin dhe të nominoheshin.
Ata që shkuan në televotim nga nominimet ishin Ina, Greta, Miri, Baby G dhe Rogerti.