Një zemërim i ashpër ka shpërthyer ndaj disa prej yjeve më të njohur të Hollywood, mes të cilëve edhe Kim Kardashian, pasi ata u akuzuan për shpërdorim të burimeve të ujit që mund të ishin përdorur për të shpëtuar shtëpitë e shkatërruara nga zjarret në Los Anxhelos.
Dje, ky zemërim është intensifikuar pas akuzave që yjet, të cilët jetojnë në zona luksoze, kanë shpenzuar sasi të mëdha uji për nevoja personale, duke injoruar kufizimet e ashpra të përdorimit të ujit që janë në fuqi që nga viti 2022.
Këto masa, të miratuara për të përballuar thatësirën, kërkojnë që banorët e LA-së të kufizojnë përdorimin e ujit për të ujitur kopshtet e tyre, me vetëm dy herë në javë dhe për një kohë prej tetë minutash.
Kim Kardashian, e cila jeton në një shtëpi prej 60 milionë dollarësh në një komunitet ekskluziv pranë zonës ku shpërthyen zjarret, u gjobit nga autoritetet e qytetit për përdorimin e 232,000 gallonave më shumë ujë se sa i ishte caktuar. Edhe yje të tjerë, si Sylvester Stallone dhe komediani Kevin Hart, u gjobitën për shkelje të ngjashme. Sipas raporteve, Kardashian ka marrë masa për të kufizuar përdorimin e ujit pas kësaj ngjarjeje.
Ky shpërthim i zemërimit vjen në një kohë kur Los Anxhelos po përballet me një krizë të madhe shkatërrimi të shkaktuar nga zjarret, ku disa shtëpi u dogjën dhe të tjera janë rrezikuar, duke nxjerrë në pah kontrastin mes pasurisë së yjeve të Hollivudit dhe vështirësive me të cilat përballen banorët e zakonshëm.