Nga pika kufitare e Morinës, që lidh Shqipërinë me Kosovën, ministrat e Brendshëm të dy vendeve nënshkruan marrëveshjen që do të shkrijë në një kontrollin doganor te njerëzve dhe mallrave. Në praninë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, por në mungesë të atij shqiptar, Edi Rama, ministrat nënshkruan këtë marrëveshje për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar. Tashmë njerëzit dhe mallrat që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, nuk do t’u nënshtrohen kontrolleve në dy doganat respektive, por një të përbashkët.