Gossip Showbiz

Nëpër qytet me korse, vajza 12-vjeçare e Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen!

Ylli i famshëm, Kim Kardashian, po kalon pushimet në Romë me vajzën e saj North West dhe veshja e 12-vjeçares është kritikuar ashpër. Kardashian u kritikua para së gjithash në rrjetet sociale sepse i lejoi vajzës së saj North të shëtiste nëpër qytet me korse, duke e cilësuar këtë si krejtësisht të papërshtatshme. Vajza mbante veshur një korse, një fund të shkurtër, çizme me platformë dhe një paruke blu.

Ajo mbante gjithashtu syze dhe kishte grim në fytyrë. Krahas saj, Kim u shfaq me një fustan të gjatë të zi. Pasi u publikuan fotot, kishte komente  negative ndaj Kim Kardashian dhe shumë menduan se kjo veshje ishte krejtësisht e papërshtatshme për një vajzë 12-vjeçare.

Kjo nuk është hera e parë që Kim kritikohet për veshjen e vajzës së saj. Rikujtojmë se Kim Kardashian ka ndarë një kapitull personal të shëndetit të saj, duke treguar se së fundmi udhëtoi në Meksikë për një terapi të avancuar me qeliza staminale, e cila sipas saj i ka transformuar jetën. Në një postim në Instagram, ylli i reality show-t dhe sipërmarrësja zbuloi se trajtimi, i kryer nga Dr. Adeel Khan dhe ekipi i tij në klinikën “Eterna Health”, përdor qelizat Dezawa Muse, një procedurë ende e pak -disponueshme në SHBA.

Kardashian kishte dëgjuar për herë të parë për këtë terapi dy vite më parë, pasi një dëmtim në shpatull gjatë ngritjes së peshave i shkaktoi dhimbje të forta. Pasi u shërua nga dëmtimi në shpatull, ajo u rikthye së fundmi në Meksikë për të trajtuar dhimbjet kronike të shpinës, duke përshkruar sërish efektet si “një ndryshim rrënjësor”. Megjithëse shprehu entuziazëm për rezultatet, Kardashian theksoi se kjo ishte përvoja e saj personale dhe i nxiti ndjekësit të konsultohen me mjekë përpara se të marrin parasysh trajtime të ngjashme.