E kush nuk e njeh një bukuri të rrallë si Irina Shayk?! Ish-partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe modelja e njohur vazhdon të provokojë në Instagram me fotot ku tregon format e saj perfekte trupore. Modelja e famshme së fundmi ka postuar një foto topless dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
https://www.instagram.com/p/CSNpI-2IuPG/
Në një tjetër foto të publikuar ylli duket super seksi me rroba banjot e saj jeshile kombinuar me një palë çizme lëkure super të larta të zeza. Nuk besojmë se ju qëllon të shihni shpesh mama kaq ‘hot’ si Irina kështu që shijojeni!
https://www.instagram.com/p/CSPzX01nvG_/
Ndërkaq, një nga dyshet më të përfolura të momentit të showbiz-it të huaj janë padyshim reperi Kanye West dhe Irina. Së fundmi ka qarkulluar kudo lajmi se ata të dy mund t’i kenë dhënë fund romancës së tyre. Sipas disa burimeve të sigurta, reperi i kërkoi modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar, megjithatë ende nuk dihet asgjë me siguri.
Rikujtojmë se, dyshja e njohur e nisën lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për artistin DMX. Kujtojmë, gjithashtu se në media ka dalë edhe mendimi i ish-it të Kanye, Kim Kardashian, lidhur me marrëdhënien e dyshes. Është shkruar se Kim nuk ka interes për lidhjen e çiftit, për aq kohë sa nuk ka ndikim në jetën e fëmijëve të saj.
Duket se jo vetëm Kim, por edhe ish-partneri i Shayk, Bradley është në mes të Kanye dhe Irina. Kjo pasi, edhe pse lidhjet e dy çifteve kanë përfunduar, fëmijët e tyre do t’i mbajnë gjithnjë të lidhur. Bradley nuk ka bërë ende asnjë reagim publik lidhur me dyshen, por me siguri, kjo lidhje do të ndikojë edhe te ai, për aq kohë sa ka efekt tek e bija.