Të ushqyer nga ujërat e Eufratit, trëndafilat e zinj që rriten në Hafleti, pranë provincës historike Urfa, përfaqësojnë një bukuri unike natyrale. Lulja e veçantë që rritet në atë zonë kërkon një nivel të caktuar pH dhe edhe pse lulëzon me ngjyrë të kuqe, ajo kthehet në të zezë ndërsa sezoni i verës përparon. Kjo lule lulëzonte në qytetin e Halfetit të Vjetër, i cili ishte një qytet i vendosur në bregun lindor të Eufratit, 120 kilometra nga Urfa.
Në vitin 2000, pak më shumë se 2.500 njerëz jetonin në këtë qytet, në të cilin vendbanimi i parë daton në vitin 855 p.e.s. Bizantinët e quajtën këtë qytet Kështjella Romake dhe pushtuesit arabë e përkthyen emrin, duke e quajtur Qal’at Rum. Qyteti ra nën sundimin osman gjatë mbretërimit të Selim I. Trëndafili i Zi i Halfetit, i njohur gjithashtu si Nusja Arabe ose Bukuroshja Arabe, nuk lulëzoi në vendndodhjen e tij të re. Toka në Halfetin e Vjetër ishte ushqyer nga ujërat e Eufratit dhe kishte një nivel unik pH.
Dheu në Halfetin e Ri ishte ndryshe, pavarësisht largësisë së vogël dhe lulet mundoheshin, por nuk arrinin të transformoheshin. Zyrtarët e qarkut ndërhynë, mblodhën farat dhe i mbollën në serra që ishin afër vendndodhjes së tyre origjinale, në përpjekje për të imituar kushtet origjinale dhe si rezultat, lulja u shpëtua nga zhdukja. Trëndafili i zi i Halfetit mund të merret në rajone të tjera dhe të mbillet, por kur lulëzon, del si një trëndafil i kuq klasik. Ngjyra e zezë e lules mund të prodhohet vetëm në rajonin Halfeti të Urfas.