BBV - Live nga shtëpia - NEWS Magazine

Nëse Rozana del finaliste, ku mendon që është gabimi yt? Ja si përgjigjet Gerta

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes. Banorët e “BBV4” po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” vijnë me një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Shumë surpriza e të pathëna janë të rezervuara për ju! Banorët tuaj të preferuar do të na rrëfejnë gjithçka në emisionin e tyre radiofonik në Top Albania Radio… Në këtë pjesë të “BBV – Live nga shtëpia” moderatorë janë pjesë Gjesti, Loredana, Gerta.

Gjesti – Nëse ti nuk del finalist edhe del Rozana, ku mendon që është gabimi yt?

Gerta- Nuk është fituesi, ajo…

Gjesti- Jeni kokë më kokë për finale…

Gerta- Po se di ku kam gabuar, të isha si Rozana më grifshë, të manipuloja, se di si më sheh publiku jashtë, po ta di ku kam gabuar i bie të rregulloja atë gjë.