Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe si hipertensioni, është fenomen mjaft i zakonshëm dhe prek miliona njerëz në të gjithë botë. Ushqimet e caktuara e rrisin shtypjen e gjakut, në veçanti ato që përmbajnë shumë kripë. Udhëzimet e ekspertëve rekomandojnë që mos të konsumoni më shumë se 6g kripë në ditë. Duhet të din se shumica e kripës që konsumojmë është e fshehtë, duke nënkuptuar se gjendet në ushqimet e përpunuara si buka, biskotat, etj.
Megjithatë, përveç kripës, ekziston edhe një ushqim tjetër që duhet ta shmangni, është fjala për produktet e domates. Nutricionistët thonë se produktet e domates mund të jenë problematike për personat me hipertension. Salcat e konservuara të domates, ato të pastave, si dhe lëngu i domates kanë përqindje të lartë të sodiumit. Një tas me lëng domatesh mund të përmbajë 615mg kripë. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë që të konsumoni më shumë arra, fara, vaj ulliri dhe avokado.
Presioni i lartë i gjakut ushtron stres shtesë në organet tuaja vitale, të cilat përfundimisht mund të çojnë në disa komplikime vdekjeprurëse duke përfshirë një atak në zemër ose goditje në tru. Por ju mund të zvogëloni rrezikun e hipertensionit duke u ushtruar rregullisht. Çiklizmi, noti, tenisi dhe vrapi mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, sipas shoqatës bamirëse Blood Pressure UK. Këto janë të gjitha llojet e aktivitetit aerobik, të cilat përdorin të gjitha grupet kryesore të muskujve në trup dhe fokusohen në zemrën dhe enët e gjakut.