Aktualitet

Nesër çelet gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Nesër çelet gara për përzgjedhjen e 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në cilësinë e drejtueses së BKH-së, po nesër Aida Hajnaj merr zyrtarisht detyrën dhe para hapjes së garës pritet të zhvillojë një takim me prokurorë të SPAK-ut. BKH-ja është njësi e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme. Aktualisht, SPAK-u ka të regjistruara rreth 180 dosje apo kallëzime e procedime penale për korrupsion nga zyrtarët e lartë, si dhe për krime të rënda.