Aktualitet

Nesër, fillojnë punimet për rehabilitimin e segmentit Melgushë-Mjedë e Gjirokastër-Lazarat

Nga nesër, fillojnë punimet për rehabilitimin e segmentit Melgushë-Mjedë, në Shkodër, si dhe të atij Gjirokastër-Lazarat. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të automjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks. Ndërkaq, u hartua një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.