Bota

Netanjahu: Erdogan po masakron sirianët e kurdët

Pas deklaratave të Erdoganit nuk mungoi përgjigja e Kryeministrit Izraelit. Në një postim në rrjetet sociale, Benjamin Netanjahu shkruan se: “Erdogan po masakron sirianët e kurdët dhe ka burgosur me qindra e mijëra qytetarë të tij”. “Fakti që demokrati i madh Erdogan po sulmon ligjin e shtetit komb, është komplimenti më i madh për të. Turqia nën sundimin e Erdoganit po bëhet një diktaturë e zymtë, ndërsa Izraeli i ka garantuar të drejta të barabarta të gjithë qytetarëve të tij, para dhe pas këtij ligji”, – shkruan Netanjahu.