Bota

Netanyahu njofton se është diagnostikuar me kancer të prostatës!

Në një deklaratë për mediat, kryeministri Netanyahu ka zbuluar sëmundjen nga e cila vuajti kohët e fundit, kancerin e prostatës.

Sipas tij, gjithçka nisi rreth një vit e gjysmë më parë, kur iu nënshtrua një operacioni për një problem beninj në prostatë. Gjatë një kontrolli të fundit, mjekët zbuluan një formacion shumë të vogël, më pak se një centimetër, që rezultoi të ishte një tumor malinj në fazë shumë të hershme, i kufizuar dhe pa metastaza.

Mjekët i paraqitën dy alternativa: ndjekje dhe monitorim të vazhdueshëm ose ndërhyrje të menjëhershme. Kryeministri zgjodhi opsionin e dytë.

“Kur më japin informacion në kohë për një rrezik të mundshëm, dua ta përball menjëherë. Kjo vlen si në nivel kombëtar, ashtu edhe personal”, është shprehur ai, duke theksuar se iu nënshtrua një trajtimi të targetuar që e eliminoi plotësisht problemin.

Netanyahu shtoi se trajtimi ka qenë i shkurtër dhe jo i rëndë, duke vijuar paralelisht edhe angazhimet e tij të përditshme. Në fund, ai siguroi se tumori është zhdukur plotësisht.