Celebrities Gossip

Nga 1 deri në 10, sa ju ngjajnë Kledi i “Big Brother Vip Albania 1” dhe Astriti i “Big Brother 1”?!

Që nga fillimet e tij e deri më sot, “Big Brother” ka qenë një ndër show-t televiziv më të ndjekur në Shqipëri. Këtë vit nisi për herë të parë “Big Brother Vip”, ku personazhe të njohur për publikun, të izoluar në një shtëpi do të konkurrojnë për çmimin e madh 100 mijë euro. “Big Brother Vip Albania”, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëvë dhe ka bërë kuriozë shumë prej nesh se si do të sillen vip-at në atë shtëpi.

Të gjithë personazhet padyshim kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe një ndër ta është edhe Kledi Hysa, i cili kujtojmë se është votuar nga vetë banorët si më i pëlqyeri. Kledi ka punuar si model në të gjithë Europën prej më shumë se 15-vitesh si dhe është një ish-futbollist.

Ndërkohë, në mbrëmjen e djeshme Kledi u vu në qendër të vëmendjes, për shkak të situatave të krijuara në lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, aktoren Arjola Demiri dhe historinë e tij të dashurisë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Megjithatë, pavarësisht situatës së ndërlikuar që u krijua, vëmendjen na e tërhoqi diçka tjetër.

Kledi na ka bërë nostalgjikë duke na rikujtuar një tjetër personazh të “Big Brother”. Astriti i “Big Brother 1” dhe Kledi kanë një ngjashmëri në pamjen e tyre. Që nga modeli i flokëve, sytë, mjekra dhe buzëqeshja, pozitiviteti dhe çiltërsia, dy banorët janë shumë të ngjashëm, ndërkohë që, një rastësi e madhe i ka bërë ata që të dy të jenë banorë të edicioneve të para. Si të mos mjaftonte me kaq, Astriti nuk e njohu gruan kur i erdhi surprizë në një nga episodet, teksa Kledi e mohoi fare partneren që ka jashtë. Po ju si mendoni, nga 1 deri në 10, sa ngjajnë Kledi i “Big Brother Vip Albania 1” dhe Astriti i “Big Brother 1”?!