Aktualitet

Nga kthjellimet, në shi e dëborë/Temperaturat ulen ndjeshëm në vend!

Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti është me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave, deri të dendura.

Reshjet e shiut bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në juglindje, në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 800-900 metër ka reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era fryn me drejtim verilindje-lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era arrin shpejtësi deri në 20 m/s. Deti është me valëzim të forcës 3-4 ballë. Temperaturat variojnë minus 9-10 gradë Celsius.