Aktualitet

Ngacmonte vajza, kapet 71-vjeçari në Durrës!

Policia e Durrësit vuri në pranga një të moshuar në zonën e Plazhit. Në komunikatën për shtyp thuhet se 71 vjeçari me iniciale M.M. u ndalua pas kallëzimit të bërë nga një vajzë 21-vjeçare se ai e kishte ngacmuar seksualisht. Në momentin e ndalimit, iu sekuestrua dhe celulari ku iu gjetën të hapura faqe për baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin M.M., 71 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, ka kallëzuar një 21-vjeçare, se ai e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë këqyrjes së celularit të shtetasit M. M. u konstatuan të hapura faqe për baste sportive.

Në një tjetër operacion policor, në Tiranë u arrestuan dy shtetas pasi u kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike, të cilën po e transportonin me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.