Aktualitet

Ngritja e KLGJ-së dhe KLP-së, Unioni i Gjyqtarëve mbështet reformën

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë përshëndetën konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë. Në deklaratë thuhet se është ndjekur me vëmendje i gjithë procesi i konstituimit të organeve të reja të drejtësisë. Unioni i cilësoi KLGJ-në dhe KLP-në si mbështetje për garantimin e zbatimit të ligjit dhe ruajtjes së të drejtave të njeriut.