Niall Horan ka ndezur rrjetin pas një interviste të fundit, ku iu përgjigj me humor dhe rezervë teorive që qarkullojnë prej kohësh për një martesë të mundshme mes Harry Styles dhe Zoë Kravitz.
Gjatë intervistës, muzikanti 32-vjeçar u pyet për dasmat në të cilat pritet të marrë pjesë në muajt e ardhshëm, por u tregua mjaft i kujdesshëm me përgjigjet.
Krijuesi i hitit “This Town” konfirmoi se ka disa “dasma shokësh” në axhendën e tij, pa zbuluar identitetet e personave që do të martohen.
Megjithatë, situata mori tjetër drejtim kur moderatorët e pyetën nëse bëhej fjalë për ndonjë person me të cilin ai ka punuar në të kaluarën, duke aluduar qartë për ish-kolegun e tij të “One Direction”.
Sipas fansave, pyetja lidhej drejtpërdrejt me Harry Styles dhe zërat për një martesë me Zoë Kravitz.
I vënë në siklet nga insistimi i moderatorëve, Horan reagoi me humor dhe tha se nuk do të marrë pjesë në “atë dasmë”, pa përmendur emra konkretë.
Ai këmbënguli se po fliste thjesht për dasmat e miqve të tij dhe nuk dha asnjë konfirmim lidhur me Harry Styles.
Ndërkohë, fansat kanë nisur menjëherë teoritë në rrjetet sociale. Shumë prej tyre besojnë se një nga ceremonitë ku Niall Horan do të jetë i ftuar mund të jetë edhe martesa e Taylor Swift me Travis Kelce, duke qenë se ai ka ruajtur prej vitesh miqësi të ngushtë me superyllin e pop-it.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për asnjërën nga aludimet që po qarkullojnë online.