Gossip

Nicola Peltz “thumbon” sërish familjen Beckham? Postimi pas vdekjes së Brigitte Bardot ndez rrjetin dhe thellon krizën?

Nicola Peltz është rikthyer në rrjetet sociale mes tensioneve të vazhdueshme me familjen Beckham, duke publikuar një tjetër postim që shumë e interpretuan si një “thumb” i koduar ndaj vjehrrëve të saj të famshëm.

Aktorja 30-vjeçare ndau në Instagram një homazh për ikonën franceze të kinemasë, Brigitte Bardot, e cila u nda nga jeta të dielën në mëngjes në moshën 91-vjeçare, pas muajsh sëmundjeje.


E njohur si një dashuruese e madhe e kafshëve, Nicola postoi një foto të vjetër të Bardot me qentë e saj, duke nënvizuar edhe një herë ndjeshmërinë e saj për mbrojtjen e kafshëve.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte citimi që ajo shpërndau pak orë pas vdekjes së Bardot:

Nëse do të mund të ndryshoja mënyrën se si njerëzit sillen me njëri-tjetrin, do ta bëja. Por meqë nuk mundem, do t’u përkushtohem kafshëve.

Për shumë ndjekës, ky mesazh u pa si një koment i tërthortë mbi situatën e tensionuar familjare që po kalon bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham.

Ndërkohë, Brooklyn, 26 vjeç, djali i madh i David dhe Victoria Beckham, ka munguar sërish në një tjetër event të rëndësishëm familjar: dasmën e shoqes së ngushtë Holly Ramsay me notarın olimpik Adam Peaty. Mungesa e tij vjen mes përçarjes së thellë me familjen, e cila thuhet se shpërtheu pasi ai mungoi në festën e 50-vjetorit të të atit.

Edhe pse burime pranë familjes Ramsay kanë lënë të kuptohet se “dera është gjithmonë e hapur” për Brooklyn, ai zgjodhi të qëndronte në Los Angeles, ndërsa pjesa tjetër e familjes Beckham festonte në Britani.

Në të njëjtën kohë, Brooklyn publikoi një postim me temë Grinch, që u interpretua si një tjetër sinjal i distancimit nga familja.

Situata u ndez edhe më shumë kur Nicola postoi një selfie elegante nga LA me mbishkrimin “Dua të jem në shtëpi”, pikërisht në ditën e dasmës së Holly-t. Brooklyn nuk vonoi të reagojë, duke komentuar: “Damn she sexy xx”.

Sipas raportimeve, Brooklyn ka kaluar Krishtlindjet me familjen miliardere të Nicola-s dhe ka munguar në shumë evente të rëndësishme të Beckhamëve gjatë vitit të fundit, përfshirë ditëlindje, festa dhe pushime familjare.

Madje, vëllai i tij Cruz ka zbuluar se Brooklyn kishte bllokuar të gjithë familjen në rrjetet sociale, pas zërave se ata e kishin “unfollow”-uar.


Tensionet duket se kanë prekur edhe miqësitë e vjetra. Marrëdhënia e Brooklyn me Jack Ramsay, dikur shoku i tij më i ngushtë që nga fëmijëria, raportohet se është ftohur ndjeshëm, që nga momenti kur ai nisi lidhjen me Nicola.

Ndërsa David, Victoria, Romeo, Cruz dhe Harper u panë të gjithë së bashku në dasmën madhështore në Bath Abbey, mungesa e Brooklyn vazhdon të ngrejë pikëpyetje. A është kjo një krizë kalimtare apo një ndarje e pakthyeshme?

Një gjë është e sigurt: çdo postim i Nicola Peltz tashmë lexohet me lupë dhe çdo fjali e saj duket se shton edhe më shumë benzinë mbi zjarrin e një prej përçarjeve më të komentuara në botën e showbiz-it.