Gossip Showbiz

Nicole Kidman thyen heshtjen pas divorcit nga Keith Urban: “Po ecim përpara si…”

Aktorja e njohur Nicole Kidman ka folur publikisht për herë të parë pas divorcit nga këngëtari Keith Urban, duke reflektuar mbi periudhën e fundit të jetës së saj dhe mënyrën se si po e përballon ndarjen.

Divorci i çiftit, sipas raportimeve, u finalizua më 6 janar të këtij viti. Gjatë një interviste, kur u pyet nëse po e përjetonte mirë periudhën pas ndarjes, aktorja u shpreh se ndihet mirë dhe se po përpiqet të fokusohet te gjërat pozitive.

Jam mirë sepse gjithmonë i drejtohem asaj që është e mirë. Jam mirënjohëse për familjen time dhe për ata që janë pranë meje, dhe ne po ecim përpara. Kaq është. Nuk do të diskutoj asgjë tjetër nga respekti. I përmbahem faktit se jemi një familje dhe do të vazhdojmë të jemi

-u shpreh Nicole Kidman.

Aktorja dhe Keith Urban u njohën në vitin 2005 dhe u martuan një vit më vonë. Gjatë martesës së tyre ata ndërtuan një jetë familjare së bashku dhe mirëpritën dy vajza: Sunday Rose, 17 vjeçe, dhe Faith Margaret, 15 vjeçe.

Në deklaratat e saj, Kidman theksoi gjithashtu lidhjen e fortë që ka me komunitetin ku jeton.

Ne kemi jetën tonë këtu. Kam qenë pjesë e këtij qyteti dhe e këtij komuniteti për rreth 20 vjet. Kjo është shtëpia ime

-tha ajo.

Sipas raportimeve të People Magazine, në kërkesën për divorc aktorja kishte përmendur probleme martesore dhe mosmarrëveshje të papajtueshme mes saj dhe Urban.

Në shtator, çifti arriti një marrëveshje për ndarjen e pronës, ndërsa tani aktorja është fokusuar te familja dhe dëshiron të kalojë sa më shumë kohë me dy vajzat e saj në muajt në vijim.