Ditën e sotme i ftuar në “Pardon My French” ishte aktori Nik Xhelilaj. Shumë i talentuar dhe me një karrierë të suksesshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Xhelilaj dha një intervistë speciale ditën e sotme në Top Albania Radio, ku foli për fëmijërinë e tij, dhe jo vetëm. Me një karrierë të suksesshme në Shqipëri, Turqi dhe Gjermani, Xhelilaj tregoi se si pandemia ndikoi në karrierën e tij profesionale.
Pandemia ndërpreu projektet në Turqi dhe Gjermani. Në vitin e parë të pandemisë xhiruam një serial në Turqi. Më pas vitin që kaloi kisha përsëri xhirime për një projekt që do të dalë produksioni për Netflix.
Më tej ai zbuloi se ka bërë një takim rreth serialit H.O.T. për të qenë në sezonin e dytë por ende nuk është asgjë e sigurt. Por cilët janë aktorët që Xhelilaj admiron?! Këtë na e zbuloi vetë artisti në TAR.
Kam një lloj admirimi për Will Smith. Ai ka punuar shumë dhe i është përkushtuar komedisë. Denzel Washington është idhull sidomos në “Man on Fire”. Nga aktoret femra më pëlqen Scarlett Johansson në “Lost in Translation”.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin e YouTube të Top Albania Radio-s, teksa “Pardon My French” vjen çdo të mërkurë me intervista dhe të ftuar shumë të veçantë.