Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Nis mitingu përmbyllës i PD, krah Berishës edhe LaCivita!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj të ADSHM zhvillojnë sot mitingun e fundit përmbyllës në Tiranë, në zonën e Bulevardit të Ri, për zgjedhjet e 11 majit.

Tubimi ishte parashikuar për të nisur në orën 19:00, teksa qindra mbështetës ndodhen në shesh në pritje të nisjes së fjalimeve, si gjithnjë me minuta vonesë.

Një detaj që ra në sy ishte fakti se PD kishte lajmëruar tubimin për në orën 19:00, teksa e nisën me vonesë.

Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në mitingun përmbyllës të PD në Bulevardin e Ri në Tiranë, ku mijëra mbështetës u mblodhën për të mbyllur fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një atmosferë entuziaste, Këlliçi akuzoi kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të penguar pjesëmarrjen në tubim:

“Edi Rama sot, nga paniku dhe frika, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Por demokratët e kanë gjetur mënyrën për të ardhur. Nuk ka rrugë që na bllokon, fitorja është e jona.”

Një moment i pazakontë u regjistrua në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Bulevardin e Ri, ku Shkëlqim Ahmetaj, një qytetar që deklaroi se ka qenë pjesë e administratës gjatë gjithë qeverisjes së Partisë Socialiste, i bashkohet thirrjes për ndryshim.

“Jam një socialist prej 30 vitesh,” u shpreh Ahmetaj para turmës. “Në këto 12 vite me PS në qeveri kam qenë në administratë, gjithmonë në mbështetje të njerëzve në nevojë. Por sot jam këtu për të denoncuar një premtim të pambajtur – mungesën e qendrave multidisiplinare për fëmijët me problematika dhe për familjet e tyre.”