Në Osnabrück të Gjermanisë, një burrë rreth të 70-ave kishte kaluar katër ditë i mbyllur në ashensorin e shtëpisë së tij. Për shkak të një prishje, ashensori mbeti jashtë funksioni dhe as butoni i thirrjes së urgjencës nuk punoi. Gjatë gjithë kësaj kohe, i moshuari qëndroi pa ushqim, ujë dhe pa asnjë mjet komunikimi. Vetëm pas katër ditësh, i biri u alarmua dhe së bashku me policinë dhe ekipin e shpëtimit arritën ta nxjerrin nga aty. Forcat e emergjencës u detyruan të hapin me forcë ashensorin për ta liruar burrin e lodhur.
Autoritetet thanë se shëndeti i tij është tashmë i stabilizuar. Ngjarja ndodhi në fund të qershorit, por u bë e ditur vetëm tani. Policia e konsideron këtë “një rast fatkeqësie me fund të lumtur”, që për fat nuk pati pasoja më të rënda. Kur bëhet fjalë për një jetë të shëndetshme, çdo hap ka rëndësi. Herën tjetër që do të përballeni me zgjedhjen për të marrë ashensorin ose shkallët, zgjidhni këtë të fundit. Do të djegë disa kalori shtesë, do të forcojë muskujt e këmbëve dhe do t’ju japë një nxitje të shpejtë të energjisë. Dhjetë minuta ngjitje shkallësh do të djegin rreth 100 kalori për një person 165 kilogramësh, sipas Këshillit Amerikan për Ushtrime.
Ndërkaq, nëse nuk e dinit pasqyrat në ashensorë janë më shumë se thjesht një mjet për të rregulluar pamjen; ato luajnë një rol të rëndësishëm psikologjik dhe social. Ashensori, me hapësirën e tij të ngushtë dhe mbyllur, mund të shkaktojë ndjenja ankthi dhe klaustrofobie te shumë individë. Prandaj, prania e pasqyrave ndihmon në lehtësimin e këtyre ndjenjave.
Një nga arsyet kryesore pse pasqyrat janë vendosur në ashensorë është krijimi i iluzionit të një hapësire më të madhe. Kur njerëzit shohin reflektimin e vetes dhe të të tjerëve, ndihen më pak të ngushtë dhe më të qetë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që ndihen të pafuqishëm në hapësira të tilla. Një studim i publikuar në “Environmental Psychology” sugjeron se ambientet e tilla reflektive mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe të ankthit.