Gossip Showbiz

Një dashuri si në përralla! Benny Blanco bën desikimin e papritur ndaj Selena Gomez!

Bashkëshorti i Selena Gomez, producenti muzikor dhe kompozitori Benny Blanco, ka ndarë me ndjekësit një pjesë të dasmës së tyre, duke shprehur krenarinë që e ka Gomez si gruan e tij.

U martova me një princeshë të vërtetë të Disneyt

-shkroi ai në mbishkrimin e postimit, i cili mori më shumë se katër milionë pëlqime në Instagram brenda 24 orëve.

Çifti u martua në një ceremoni private në pronën e tyre në Santa Barbara, me pjesëmarrjen e miqve dhe familjes, përfshirë yje të famshëm si Taylor Swift, Martin Short, Steve Martin, Paris Hilton, David Henrie dhe Ed Sheeran.

Selena Gomez dhe Benny Blanco u takuan kur Selena ishte adoleshente dhe nisën bashkëpunimin muzikor gjashtë vjet më parë me këngën “I Can’t Get Enough”.

Në gusht të vitit 2023 punuan së bashku në “Single Soon”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua në dhjetor të të njëjtit vit. Çifti u fejuan në fund të vitit të kaluar, me Selena-n që ndau në rrjetet sociale unazën e fejesës dhe mesazhin:

Përgjithmonë fillon tani

Benny Blanco ka folur edhe për planet e tij për të ardhmen:

I dua fëmijët, më pëlqen të jem xhaxha. Megjithatë, me vullnetin e Zotit, dua të jem baba. Ëndërroj dhe lutem për këtë çdo ditë

-tha ai për revistën InStyle.

Dasma e tyre shënon një moment të veçantë në historinë e një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it ndërkombëtar.