Justin Bieber është përballur me një valë reagimesh në rrjetet sociale, vetëm një ditë pas martesës së ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco.
Këngëtari 31-vjeçar, i martuar me Hailey Bieber dhe baba i një djali, Jack, ndau në Instagram disa foto nga një ndeshje basketbolli në Los Angeles.
Por postimet u pushtuan nga komentet e fansave, të cilët e lidhën situatën me dasmën e Gomez, duke e tallur apo ironizuar këngëtarin.
Nga ana tjetër, disa ndjekës dolën në mbrojtje të tij, duke theksuar se Bieber ka të drejtë të ndajë çfarë të dojë nga jeta e tij private, pa u gjykuar për të kaluarën.
Selena Gomez, 33 vjeçe, dhe Benny Blanco, 37 vjeç, u martuan këtë fundjavë në një ceremoni private në Santa Barbara, ku ishin të pranishëm miq të afërt dhe emra të njohur si Taylor Swift dhe Steve Martin.
Në fotot e publikuara, këngëtarja u shfaq me një fustan të bardhë të firmës Ralph Lauren, ndërsa Blanco kishte zgjedhur një kostum elegant të zi.
Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje romancën me ndërprerje mes Gomez dhe Bieber, e cila zgjati nga viti 2010 deri në 2018.
Sot, të dy kanë ndërtuar jetën e tyre përkrah partnerëve, por lidhja e dikurshme vazhdon të mbetet në qendër të interesit të publikut.