Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Apple ka dërguar ftesa për eventin e datës 4 Mars, në New York, Londër dhe Shanghai, dhe e quan fiks “special Apple Experience”—jo “event”, jo “keynote”, po “experience”, sikur po të thotë: “mos e shiko, jetoje”.
Problemi real: kur Apple s’të tregon asgjë, interneti bëhet si lagje me thashetheme: “po del iPhone i ri”, “po del MacBook i ri”, “po del iPad i ri”, “po del edhe frigoriferi i Apple”. Por kjo “experience” ka shanse të jetë më e vogël, më shumë hands-on për gazetarët, jo ai show-i i madh me skena dhe “one more thing”.
Çfarë dihet deri tani, shpejt e qartë:
• Data/orari: 4 Mars 2026, (orari i darkës për ne).
• Ftesa ka një logo Apple 3D me disqe të verdhë, jeshil dhe blu — shumë e mundshme të jetë hint për ngjyra/produkt.
• Në listën e pritjes nga thashethemet: iPhone 17e, MacBook Pro me M5 Pro/M5 Max, iPad të rifreskuar, ndoshta edhe një MacBook më i lirë.Unë për vete jam në atë fazën “s’di ç’të bëj” sepse po mendoj të marr një MacBook Pro me M5 Max… por kam dhe atë dilemën “a ma mban shpirti kur të shoh kartën?” Se Apple t’i shet ëndrrat në 4K, po pagesën ta bën në 8K.
Në 4 Mars e marrim vesh.