Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Dyson PencilVac
Dyson PencilVac – më i hollë se një shkop, më i zgjuar se ti pas kafes së parë. Po, prezantuan fshesën që duket si stilolaps, po të thith jetën nga pluhurat: Dyson PencilVac – fshesa më e hollë dhe më e lehtë në planet, e gjerë sa tharësja e flokëve, po me më shumë RPM se një Ferrari i zemëruar!
Me një motor 28mm që rrotullohet 140,000 herë në minutë – po po, më shpejt se mendimet e tua kur sheh që mami po hap derën dhe s’ke sistemuar shtëpinë. Pesha? Vetëm 1.8 kg – aq sa një laptop… që thith pluhurin në vend që të thithë Wi-Fi.
Ka katër furça Fluffycones, që jo vetëm që nuk ngatërrohen me flokët, por i largojnë si të ishin në takim të parë pa kimi. Dhe për dramën e madhe – LED jeshile që ndriçon pluhurin.Bateria zgjat 30 minuta… ose 5 nëse s’ke fat. E lidh me aplikacionin, të thotë kur është lodhur, kur ka nevojë për dush – më shumë komunikim se marrëdhënia jote e fundit. Disponibël në Japoni këtë vit. Në Amerikë? Në 2026. Deri atëherë…