Policia e Hasit ka goditur një rast veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Në pranga ra pronari i një lokali 58-vjeç. Gjatë kontrolleve të kryera, blutë sekuestruan një celular, skedina dhe një sasi parash. Policia njoftoi:
Strukturat e Komisariatit të Policisë Has në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimiko dhe Finaciar në DVP Kukës, në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Krumës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin ; G.R., 58 vjeç, banues në Krumë.
Ky shtetas, në ambientet e lokalit në përdorim të tij, dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular, skedina dhe një sasi parash. Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme.