Nuk keni nevojë për superushqime ekzotike ose receta të ndërlikuara: me disa ushqime të zakonshme e të përballueshme, mund të përmirësoni përqendrimin dhe humorin. Një drekë e lehtë, e ekuilibruar, një përgatitje e shëndetshme dhe hidratimi i duhur e bëjnë ditën e punës më produktive e padyshim, më të qetë.
Në fund të fundit, të buzëqeshësh më shumë në punë mund të varet edhe nga ajo që vendosim në pjatën tonë.
Sa herë e kemi vënë re se ajo që hamë ndikon në performancën tonë në punë?
Nuk është vetëm një përshtypje: shkenca konfirmon se disa lëndë ushqyese përmirësojnë kujtesën, nxisin përqendrimin dhe mbështesin humorin. Në të kundërt, vaktet shumë të pasura me yndyrë ose sheqerna të thjeshtë rrezikojnë t’ju rëndojnë e të zvogëlojnë hapësirën e vëmendjes.
Lajmi i mirë është se e tëra çfarë duhet është të zgjidhni me kujdes disa ushqime për t’u përballur me ditën e punës me energji dhe një buzëqeshje.
Buka, orizi dhe makaronat me drithëra të plotë ofrojnë karbohidrate komplekse që çlirojnë energjinë gradualisht. Kjo parandalon rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak dhe rënien e sheqerit që shkakton lodhje e nervozizëm. Një drekë me oriz kaf e perime ose një porcion me djathë e bishtaja, është perfekte për të ruajtur përqendrimin gjatë orëve më të ngarkuara të punës.
Bajamet, arrat, lajthitë, farat e lirit dhe farat chia janë të gjitha aleate të shkëlqyera të trurit. Të pasura me acide yndyrore omega-3 e magnez, ato përmirësojnë funksionin njohës dhe luftojnë stresin oksidativ. Një përzierje e lehtë, me një grusht frutash të thata, në vend të biskotave ose ushqimeve të lehta tradicionale, siguron energji pa ju rënduar dhe kontribuon në një humor të mirë. Kjo falë përmbajtjes së tyre të triptofanit, një pararendës i serotoninës.
Ndiheni fajtorë?
Nuk ka nevojë të ndiheni fajtorë: çokollata, nëse zgjidhet e zezë (të paktën 70%), është një kurë e vërtetë për të gjitha sëmundjet. Ajo përmban flavonoide që stimulojnë qarkullimin cerebral dhe teobrominë, një substancë që ofron një shtytje energjie.
Gjithashtu nxit çlirimin e endorfinave, molekulave të lumturisë. Një porcion i vogël në mes të pasdites mund të ndihmojë në kapërcimin e rënieve tipike të motivimit të ditëve të gjata në zyrë.
Sardele e salmon, të pasur me omega-3, mbrojnë sistemin nervor e përmirësojnë kujtesën. Vezët, nga ana tjetër, përmbajnë kolinë, një substancë që nxit transmetimin e impulseve nervore. Përfshirja e tyre në dietën tuaj javore do të thotë të merrni shumë proteina dhe lëndë ushqyese cilësore që mbështesin përqendrimin dhe stabilitetin emocional.
Një drekë në zyrë që përfshin fruta dhe perime sezonale është një zgjedhje fitimtare. Vitaminat, mineralet dhe antioksidantët mbrojnë nga inflamacioni e rregullojnë humorin. Agrumet, në veçanti ofrojnë vitaminë C, e cila zvogëlon lodhjen, ndërsa perimet me gjethe jeshile përmbajnë acid folik dhe magnez, të dobishme për ankthin dhe nervozizmin.
Kafeina njihet për efektin e saj stimulues: një kafe në mëngjes ose pas drekës mund të rrisë vigjilencën dhe të përmirësojë kujtesën afatshkurtër. Megjithatë, kini kujdes të mos e teproni: një dozë shumë e lartë mund të shkaktojë acarim e pagjumësi. Nga ana tjetër, çaji jeshil ofron sasi të moderuara të teinës, të kombinuara me katekinat antioksiduese që ndihmojnë në mbajtjen e trurit në formë.
Uji nuk duhet të neglizhohet kurrë
Në fakt, dehidratimi, edhe i lehtë, ndikon negativisht në aftësinë për t’u përqendruar dhe humorin. Pirja e rregullt gjatë gjithë ditës, madje edhe çajrave ose infuzioneve bimore pa sheqer, është thelbësore për të qëndruar me mendje të kthjellët e vigjilent, si dhe për t’i dhënë vetes një ëmbëlsirë të vogël.