Ylli i futbollit, David Beckham ka lançuar parfumin e tij më të ri për meshkuj i quajtur “Bold Instinct” që vjen me një spot mjaft interesant.
E xhiruar bardhë e zi, Beckham shihet duke dhënë një fjalim emocionues që ka për qëllim të japë një mesazh për të gjithë meshkujt.
45-vjeçari këshillon të gjithë djemtë që t’u besojnë intuitës së tyre në çdo vendim të rëndësishëm sa i përket të ardhmes dhe të kenë idhull vetëm veten e tyre.
“Kur marr një vendim gjithmonë bazohem në intuitën time. Kështu më ka ndodhur kur të vendosja diçka për futbollin dhe familjen time” -tha ai gjatë spotit.