Showbiz

Një mesazh nga Selena Gomez, këngëtarja rikthehet në rrjetet sociale

Këngëtarja dhe aktorja e famshme Selena Gomez së fundmi ka bërë një rikthim në rrjetet sociale dhe ka një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj.

Fillimisht 28-vjeçarja i kërkoi ndjesë fansave për mungesën e saj të shkurtër duke theksuar se nuk dëshironte të postonte, aq më pak momente të gëzuara pasi koha që po kalojmë është e vështirë për të gjithë.

Ajo tha se momentalisht është duke punuar për disa projekte të reja që do t’i zbulojë shumë shpejt dhe kohët e fundit ka qenë mjaft e angazhuar.