Qendërmbrojtësi i Real Madridit, David Alaba, mund të bëjë një largim surprizë nga klubi spanjoll në ditët e fundit të afatit kalimtar, me destinacion të mundshëm Turqinë.
Sipas raporteve, Besiktas po ndjek me vëmendje situatën e mbrojtësit austriak dhe ka nisur hapat konkretë për ta afruar në skuadër.
Klubet turke ofrojnë një kontratë të rëndësishme financiarisht, si dhe një rol kryesor në skuadër, me më shumë minuta loje dhe pozicion lideri në repartin mbrojtës.
Alaba, që ka qenë një figurë kyçe në mbrojtjen e Real Madridit vitet e fundit, vazhdon të tregojë formë të lartë dhe përvoja e tij, si dhe shkathtësia në disa pozita mbrojtëse, e bëjnë atë një objektiv tërheqës për Besiktasin, i cili kërkon të forcojë skuadrën për t’u bërë konkurrues në ligën vendase dhe në arenën ndërkombëtare.
Real Madridi nuk ka vendosur ende për largimin e mundshëm të lojtarit, por është i gatshëm të negociojë nëse oferta përputhet me interesat e të gjitha palëve.
Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të mësuar nëse Alaba do të transferohet në Superligën turke apo do të qëndrojë në Madrid për sezonin aktual.