Në mbrëmjen e djeshme, banorët e Big Brother VIP Albania panë pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ky moment ishte i veçantë për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion për ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA pas përvojës së tij në një format tjetër.
Një nga skenat më të komentuar ishte hyrja e Eglit në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte ishte banorja që duhet të mirëpriste një banor tjetër, Ols Abazin.
Por, konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.
Kjo shkaktoi aludime mes të gjithëve se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit.
Kur pamjet u transmetuan për banorët, Gjesti mendoi pikërisht këtë dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm. Ai u shpreh me shaka:
Rren qoftë!
– duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë që ky moment të shpërndahej gjerësisht në rrjetet sociale. Gjithashtu ai iu drejtua Eglit duke e pyetur se pse nuk ia kishte thënë si detaj.
Në fytyrën e Gjestit shihej një ndjesi xhelozie dhe tensionimi deri në momentin që ai oa se banori ishte dikush tjetër, duke sjellë kështu një reagim lehtësimi e të qeshura.
Ky incident u bë viral dhe solli më shumë argëtim në shtëpinë e Big Brother, ndërkohë që banorët patën mundësinë të rikujtojnë dhe komentojnë momentet e tyre të para në spektakël.