Celebrities Gossip Music Showbiz

Një tjetër rekord historik për yllin global Taylor Swift, artistja më e dëgjuar në…

Taylor Swift ka shtuar një tjetër sukses të madh në karrierën e saj, duke u renditur si artistja më e dëgjuar në historinë e Spotify. Me rastin e 20-vjetorit të platformës, më 23 prill, Spotify publikoi statistikat globale për artistët, albumet dhe këngët më të transmetuara ndonjëherë. Në krye të listës qëndron Swift, duke konfirmuar dominimin e saj në industrinë muzikore.

Këngëtarja 36-vjeçare numëron mbi 101 milionë dëgjues aktivë në muaj, një shifër që e mban mes emrave më të mëdhenj në botë. Pas saj renditen artistë si Bad Bunny, Drake, The Weeknd dhe Ariana Grande. Sa i përket albumeve, rekordin e mban “Un Verano Sin Ti” i Bad Bunny, i ndjekur nga “Starboy”. Në listën e më të dëgjuarve përfshihen edhe “Divide”, “SOUR” dhe “After Hours”.

Ndërkohë, kënga më e transmetuar në historinë e Spotify mbetet “Blinding Lights”, e ndjekur nga “Shape of You”, “Sweater Weather”, “Starboy” dhe “As It Was”. Ndikimi i Taylor Swift nuk ndalet vetëm në streaming. Ajo kryeson me tetë nominime në American Music Awards 2026 dhe do të jetë pjesë e një episodi special të “American Idol”, ku konkurrentët do të interpretojnë këngët e saj më të njohura. Gjatë karrierës së saj, Swift ka arritur 14 hite në vendin e parë në Billboard Hot 100 dhe ka fituar 14 çmime Grammy, duke vulosur pozicionin e saj si një nga figurat më të rëndësishme të muzikës moderne.

Taylor Swift është rikthyer në qendër të diskutimeve online, këtë herë për shkak të spekulimeve se mund të jetë në pritje të ëmbël. Gjithçka nisi nga një postim në rrjetet sociale, ku një përdorues pretendonte me bindje se këngëtarja është shtatzënë. Brenda një kohe të shkurtër, deklarata u përhap me shpejtësi dhe u kthye në temë virale, duke nxitur reagime të shumta nga fansat. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë Swift, partneri i saj Travis Kelce apo përfaqësuesit e tyre. Dyshimet janë ushqyer kryesisht nga paraqitjet më të rralla publike të artistes dhe nga disa interpretime të fansave mbi ndryshime në pamjen e saj.