Celebrities Top 100 Songs of the Year

“Një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër botë!”/ Anxhelo Koçi për dëgjuesit e Top Albania Radio…

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2025.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2025, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Një urim special nga Anxhelo Koçi për dëgjuesit e TAR.

Doja të bëja një urim për të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër botë! Gëzuar festat, ju uroj shëndet, paqe dhe dritë në familje! Le t’ju gjejë ky Vit i Ri më të fortë, më të bashkuar dhe më me shumë arsye për të buzëqeshur pranë njerëzve që ju duan dhe i doni.