BEST OF LIVE FROM TIRANA
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bektash Mërkuri. Ai ka folur më shumë për interesin në rritje të njerëzve që të merren me arte marciale dhe veçanërisht për Taekwondo…
A është më e fortë një vajzë që bën vetëm Taekwondo apo një djalë që shkon vetëm në palestër?
Një vajzë që bën Taekwondo. Vetëbesimi është 100%. Teknikat patjetër që ndikojnë, por vetëbesimi është ai që ka shumë rëndësi.
Çfarë ndodh me Taekwondo që të rrit vetëbesimin?
Çdo individ, si trup, ka shumë aftësi brenda vetes, por ti nuk i zbulon. Pra shkon në një farë moshe dhe nuk ke zbuluar asgjë, nuk je marrë me sport. Në momentin që ti e praktikon dhe kupton që je i aftë, këtu fillon dhe rritet pjesa e vetëbesimit. Për mua është një CV, një status, pjesa e individit që merret me Taekwondo apo që ka brezin e zi. Ti do të shikosh një person shumë të arrirë. Artet marciale të ndihmojnë shumë në jetën e përditshme.