Lifestyle

Një veshje zyrtare për ata që punojnë nga shtëpia, ja çfarë sjell stilisti kanadez

Në mes të pandemisë Covid-19, stilisti kanadez realizoi koleksionin e ri të veshjeve posaçërisht për ata që punojnë nga shtëpia. Shumica e punonjësve janë detyruar të braktisin zyrat dhe të punojnë në kushtet e shtëpisë, kjo për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjatë punës nga shtëpia njerëzit janë ndjerë më komodë dhe për më tepër kanë shijuar pak më shumë gjumin e mëngjesit. Por nga ana tjetër ky mision për disa punonjës ka qenë një sakrificë e vështirë. Puna kërkon gjithmonë seriozitet sepse pa këto kushte nuk mund të jesh 100% i vëmendshëm apo i përfshirë në procesin e saj. Ju duhet të dukeni sa më seriozë për të dhënë më shumë produktivitet.

Gjithsesi, mos u shqetësoni se për çdo gjë e ka një zgjidhje, një faqe online veshjesh ka shpërndarë disa fotografi që prezantojnë një ‘brand’ ndryshe të quajtur “Veshjet për punën nga shtëpia”.

Kjo ide vjen nga stilisti kandez Henri Vezina, i cili ka realizuar një veshje gjysëm formale dhe mbi të gjitha kushton më pak. Kështu që ju mbetet vetëm t’i hidhni një sy galerisë, qoftë edhe për frymëzim sepse kushdo mund ta krijojë këtë kostum për në zyrën e shtëpisë.