I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Amarildo Sterkaj, ekspert i real estate dhe biznesmen. Ai ka treguar historinë e tij të suksesit, duke dhënë edhe disa këshilla për të rinjtë që mund të ndjekin hapat e tij…
Si mendon ti njerëzit janë aty ku duhet të jenë?
100%, sepse ti merr nga jeta atë që jep. Është balancë perfekte, universi qëndron balancë perfekte. 0.01 të luajë grada e diçkaje gjithçka shembet. Ne marrim vetëm atë që meritojmë as më shumë as më pak.
Në këtë teori ishte edhe Aulona Musta. Kjo video u publikua dhe komentet filluan: “Po ai që është jetim?” “Po ai që ka lindur i sëmurë?” Po kjo nuk ka të bëjë me fatëkeqësitë që ne na ndodhin në jetë. Kjo pyetje ka të bëjë për pozicionet e jetës.
Nuk po flasim për kushtet të cilat ti nuk ke pasur gjë në dorë, po flasim për gjëra që ti i ke pasur në dorë dhe nuk i ke bërë.