Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

“Njerëzit nga mungesa e informacionit i kryejnë edhe në mesazhe operacionet”/Laura Nezha dhe motra e saj rrëfehen për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të diskutuar rreth ndërhyrjeve estetike, plastike dhe kirurgjikale ishin të ftuar dy motrat, njëra artiste tjetra mjeke. Po flasim për Laura Nezhën dhe motrën e saj, Fladin. Si ndikojnë këto ndërhyrje në psikozën e adoleshentëve veçanërisht? A mund t’ju bëhet ‘filler’ atyre?

Për më shumë mjeke/estetistja Fladi u shpreh se:

Me pjesën e fashës së adoleshentëve nuk jam dakord por gjithmonë bëhet fjalë për çfarë po i referohemi. Në rastin e ‘filler’-ave që sot nuk kanë efekte anësore me adoleshentët është diçka tepër e rrallë. Unë nuk i trajtoj por në raste të rralla kur institojnë duhet të vijnë me prindërit, bëhet një bisedë e zgjedhur se cili është motivi që po e bën këtë. Në praktikën time 10-vjeçare të punës këto raste janë të rralla, thuajse zero. Në rastet e kirurgjisë estetike ka, përshembull operacioni i rimodelimit të veshëve mund të bëhet pas moshës 6-vjeçe pasi veshët e përfundojnë rritjen, ndërsa në ndërhyrjet e tjera si rimodelimi i hundës, pritet mosha 18-vjeç, por edhe këtu bëhet një bisedë me prindërit sepse ka raste që vetë prindërit instistojnë sepse e hasin si problem psikologjik te fëmija. Merret konsensusi nga psikologu dhe më pas gjykohet nëse mund të procedohet me ndërhyrjen.

Përveç ndërhyrjeve që gjykohen të nevojshme, ka vajza të reja që vijnë për ndërhyrje të tjera që në moshë të hershme? Fladi pohon:

Statistikisht egziston por mua nuk më paraqiten nën moshën 18-vjeçe.

Prezantuesi i emisionit Elios Shuli pyet Laurën se si funksionon pjesa e këshillimit?

Njerëzit nga mungesa e informacionit janë të gatshëm ta kryejnë edhe operacionin në mesazhe, në sensin që duan t’i zgjidhin të gjitha aty.(qesh) Unë jam një sy i jashtëm dhe i shoh më shumë nga ana se si peshon peshorja e tyre se sa si e shikon një mjek. Konsultimi me mua konsiston më shumë në ndarjen e mendimeve sesa në marrjen e vendimeve. Unë jam më afër tyre, i shoh me prizmin e publikut. Unë jam rritur me një motër mjeke me një diferencë 5-vjeçare, më është dashur ta marr informacionin mbi ndërhyrjet shumë gradualisht, kam qenë e qartë gjithmonë. Detyra jonë është të informojmë. Ne e ndajmë prej 4 vitesh këtë eksperiencë me njëra-tjetrën. Më bukur se mund të gërshetohet arti me shkencën në këtë formë nuk besoj se do të ndodhte. Profili që ushtron Flati ka të bëjë më shumë me artin sepse ka të bëjë më të bukurën estetike.

Fladi ndërkaq shprehet:

Qëllimi i kirurgjisë dhe mjekësisë estetike është të bëhesh versoni më i mirë i vetes tënde. Ne nuk pranojmë që pacienti të vi me foton e dikujt tjetër dhe të kërkojë të bëhet si ai. Praktikisht është e pamundur të kthehesh në dikë tjetër dhe nga ana etike dhe morale është e papranueshme. Anatomikisht është e pamundur pastaj.

Aspekti i kirurgjisë plastike ‘anti-aging’, çfarë është në fakt? Për më shumë Fladi thotë:

Është fuqia magjike që ka mjekësia estetike dhe kirurgjia estetike. Mjekësia estetike ka marr një rol shumë të fuqishëm sepse e nisur në moshën e duhur dhe e bërë ashtu siç duhet në pjesën më të madhe nuk shkon te kirurgjia plastike për të ulur disa vite në moshë. Qëllimi i mjekësisë estetike dhe kirurgjisë estetike është pjesa ‘anti-anging’ dhe jo transformimi i fytyrës. Krahasuar me disa vite përpara fasha e moshës që më paraqitet në klinikë është më e madhe. Janë zonja që kërkojnë të trajtohen, është rritur shumë informacioni dhe në këtë mënyrë e dinë që nuk ka efekte anësorë drastike. Janë rezultate ideale sepse pacienti i rikthehet menjëherë aktiviteteve të tij.