Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore, të thata me origjinë veriore. Moti vijon i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, si dhe me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje.
Mjegull e dendur/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit, sidomos në zonat luginore. Era fryn në drejtim veriperëndim-jugperëndim e me shpejtësi mesatare deri 5 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet, hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 6-10 m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Në këtë ditë feste të Pashkës, temperaturat variojnë:
Shkodër
7/25
Diell pak re
Kukës
6/24
Diell pak re
Lezhë
8/23
Diell pak re
Dibër
5/24
Diell pak re
Durrës
12/25
Diell pak re
Tiranë
12/25
Diell pak re
Elbasan
10/26
Diell pak re
Berat
6/26
Diell pak re
Vlorë
12/23
Diell pak re
Korçë
6/22
Diell pak re
Gjirokastër
5/24
Diell pak re
Sarandë
10/23
Diell pak re