Fenomeni i të ngrënit shëndetshëm ka marrë shumë vrull vitet e fundit. Si rezultat, konsumatorët vihen përballë zgjedhjeve të reja ushqimore dhe përpiqen t’i largohen ushqimeve të përpunuara. Falë këtyre përpjekjeve, konsumatorët po mirëpresin krahëhapur ushimet natyrale, të shëndetshme dhe organike. Një nga produktet që ka dalë ndjeshëm në pah kohët e fundit dhe që po merr vëmendje të madhe është spirulina.
Ndoshta do të befasoheni, por spirulina është pikërisht ajo alga që lundron në sipërfaqe të pellgjeve apo liqeneve që të duket aq e zakonshme. Në të vërtetë ajo është shumë e mirë për ju, sigurisht atëherë kur e konsumon në formën përfundimtare pas përpunimit dhe që të jep edhe siguri në të ngrënë. Vlerat shëndetësore të spirulinës janë shumë të mira për t’u lënë mënjanë. Spirulina ka një përzierje ngjyrash mes të gjelbrës dhe blusë dhe është një algë në formë spirale.
Vlerat shëndetësore të spirulinës
Është e pasur me proteina. Përveç faktit që ajo përmban 50%-70% proteina, spirulina përmban edhe amino acide të domosdoshme. Është e pasur me vitamina dhe minerale. Spirulina së bashku me produktet shtazore dhe ato të bulmetit janë burimet më të pasura të jodit. Spirulina përmban gjithashtu fosfor, magnez dhe kalcium në të njëjtat sasi si qumështi. Për më tepër, ajo është një burim i pasur vitamine K dhe kaliumi. Ajo çfarë e bën spirulinën një ushqim të shkëlqyer është vitamina B12.
Spirulina lufton helmimet në mënyrë natyrale
Ajo është një detoksifikues natyral falë përmbajtjes së lartë të klorofilit dhe aftësisë për të përjashtuar toksinat nga gjaku, dhe përmirësuar funksionet e zorrëve dhe të mëlçisë.
Lufton alergjitë
Miliona njerëz në mbarë botën vuajnë nga probleme dhe irritime të shkaktuara nga alergjitë e ndryshme. Studime të shumta kanë treguar që konsumi i spirulinës ofron çlirim nga tështimat dhe shkarkimet e vazhdueshme të hundës.
Forcon imunitetin
Falë ushqyesve të fuqishëm si polisakaridet, spirulina ka aftësi të shkëlqyeshme për të forcuar imunitetin.
Lufton inflamacionet
Pigmentet dhe proteinat e spirulinës kanë aftësinë të eliminojnë radikalet e lira dhe të parandalojnë prodhimin e molekulave inflamatore. Si rrjedhojë ajo ka një ndikim të jashtëzakonshëm kundër inflamacioneve dhe toksinave.
Ndihmon me rënien në peshë
Për shkak të sasisë së lartë të proteinave, ngrënia e spirulinës shuan ndjeshëm urinë tuaj. Ajo është e pasur me fibra që është një parakusht për një oreks të ekulibruar.
Mban lëkurën të shëndetshme
Falë ushqyesve të saj siç janë të tetë amino acidet, spirulina do t’i japë lëkurës suaj atë shkëlqimin e munguar dhe do ta bëjë më të shëndetshme. Spirulina e mban lëkurën të hidratuar, detoksifikuar dhe plot shkëlqim natyral.
Si konsumohet spirulina?
Mënyra më e mirë për ta marrë spirulinën është ta përziesh me produkte të tjera. Ajo është një ushqim fantastik, por jo domosdoshmërisht i shijshëm. Ndaj nëse e përzieni me lëngje, supa, ose salca do të kënaqeni dhe do të jeni më të shëndetshëm. Kini parasysh gjithashtu që spirulina është një produkt i shtrenjtë. Disa burime informacioni thonë që të nevojiten doza të larta spirulina për të ndjerë efektet positive, por kjo nuk është e vërtetë. Mjaftojnë një ose dy lugë çaji në ditë me spirulina në ushqimin tuaj të preferuar dhe trupi juaj do t’ju falenderojë.