Banjat me alga deti po përjetojnë një rikthim të madh në mbarë botën si një nga terapitë më natyrale për shëndetin dhe mirëqenien. Kjo praktikë ka rrënjë të lashta, sidomos përgjatë bregdetit të Irlandës dhe Skocisë, ku njerëzit i përdornin algat e freskëta për të qetësuar trupin pas lodhjes, për të lehtësuar dhimbjet reumatike dhe për të përmirësuar gjendjen e lëkurës. Algat e detit janë të pasura me minerale, vitamina dhe antioksidantë natyralë.

Kur përdoren në banja të ngrohta, ato lëshojnë substanca që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe reduktimin e thatësisë, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, lehtësimin e tensionit muskulor dhe dhimbjeve, eliminimin e toksinave nga organizmi. Shumë studime moderne kanë treguar se përbërësit aktivë të algave kanë efekte anti-inflamatore dhe mund të ndihmojnë në trajtimin e problemeve të tilla si psoriaza apo ekzemat.
Përveç përfitimeve shëndetësore, banjat me alga janë një ritual i vërtetë qetësie. Aroma e jodit të detit, ngrohtësia e ujit dhe ndjesia e butë e algave mbi lëkurë e kthejnë këtë trajtim në një eksperiencë që kombinon natyrën, trupin dhe mendjen. Sot, kjo traditë po ringjallet në qendra wellness dhe spa luksoze në Evropë, Amerikë dhe Azi, duke u kthyer në një trend global të kujdesit natyral për trupin. Për shumë njerëz, një banjë me alga deti nuk është vetëm një trajtim bukurie, por një mënyrë për t’u lidhur me natyrën dhe për të rigjetur ekuilibrin e brendshëm.
Algat nëse nuk e dini ofrojnë shumë lëndë ushqyese. Mund të konsumohen para, gjatë dhe pas stërvitjes. Përveç kësaj, ato ofrojnë 7 herë më shumë proteina sesa mishi, perimet apo peshku. Algat janë burim i fenilalaninës, përshpejtojnë metabolizmin dhe eliminojnë më shpejt toksinat nga trupi. Kanë fuqi ngopëse kur bien në kontakt me ujin e trupit. Përmbajnë vitamina A, B1, B2, C, D, E dhe K, kalium, hekur, fibra ose kalcium. Ka veti antivirale dhe antiinflamatore, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.