Food & Drink Health & Beauty

A duhet t’i konsumojmë algat e detit dhe pse?

Algat e detit po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje në Perëndim si një “superushqim” i pasur me lëndë ushqyese dhe një alternativë e qëndrueshme.

Ndërsa ato janë përdorur prej shekujsh në ushqimin tradicional të vendeve bregdetare të Azisë, po bëhen gjithnjë e më të njohura edhe në dietat e njerëzve në Perëndim. Algat, veçanërisht ato në formë të plota, janë të pasura me proteina, fibra, polifenole dhe jod.

Disa studime kanë sugjeruar se algat e detit mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës duke penguar veprimin e enzimës lipazë, e cila ka rol në tretjen e yndyrës.

Po ashtu, ka kërkime që tregojnë përfitime të mundshme për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet kujdes me konsumimin e algave deti të përpunuara, pasi ato mund të përmbajnë nivele të larta kripë dhe aditivë të dëmshëm.