Botë e Çuditshme Health & Beauty

Njihuni me vajzën që nuk i ka prerë flokët për 15 vjet!

31-vjeçarja nga Gjermania, Stefanie Classen ndryshe njihet si Rapunzel. Flokët e Classen-it janë plot 175 centimetra të gjatë, saktësisht 7 centimetra më shumë se gjatësia e saj trupore.

Ajo e nisi këtë eksperiencë interesante kur ishte 16-vjeçe dhe prej 15 vitesh nuk i ka prerë kurrë flokët. Jo vetëm që Stefanie nuk ka në plan ta bëjë diçka të tillë, por madje ëndërron të arrijë gjatësinë 2 metra.

Nisur nga fakti se flokët i janë rritur në mënyrë të qëndrueshme, një centimetër në muaj, nuk duket fort larg dita kur Rapunzeli të ketë realizuar ëndrrën e saj. Por, nëse i prisni flokët shumë shpesh, kjo mund t’ju parandalojë që t’i rrisni ato. Nëse i shkurtoni shumë rrallë flokët tuaj ato mund të kthehen në kashtë. Por sa shpesh është “shpesh” dhe sa rrallë është “e rrallë”?