Health & Beauty

Bazuar në llojin tuaj të flokëve ja sa shpesh duhet t’i prisni ato!

Nëse i prisni flokët shumë shpesh, kjo mund t’ju parandalojë që t’i rrisni ato. Nëse i shkurtoni shumë rrallë flokët tuaj ato mund të kthehen në kashtë. Por sa shpesh është “shpesh” dhe sa rrallë është “e rrallë”?

Për të ruajtur një pamje të shkëlqyeshme, ne zbuluam se sa shpesh duhet të bëni një prerje flokësh në varësi të strukturës së flokëve tuaj.

Flokë kaçurrela

Ky lloj i flokëve në fakt mund të presë pak më gjatë para se t’i shkurtoni. Kjo sepse edhe kur fillon të rritet nuk do të duket shumë ndryshe. Nëse doni t’i lini flokët të rriten, atëherë shkurtojini çdo 6 muaj. Por nëse doni të mbani gjatësinë dhe stilin tuaj, shkurtojini çdo 3 muaj.

Flokë me onde

Flokët me onde janë natyrshëm të thata. Kjo është arsyeja pse nëse keni flokë me onde dhe dëshironi të mbani kaçurrelat tuaja rekomandohet që t’i shkurtoni një herë në 6 deri në 12 javë. Në rast se flokët tuaj janë të dëmtuar nga nxehtësia ose boja, do të ishte më mirë t’i prisnit sa herë që t’i lyeni.

Flokë të drejtë

Flokët e drejte e të hollë, në shumicën e kohës, mund të jenë lodhëse për tu ruajtur. Çelësi për të pasur flokë të drejtë ose me onde të mirëmbajtura është që shpesh t’i riformoni ato pa i prerë shumë. Për rezultate më të mira, bëni një rregullim një herë në 10 javë ose 3 muaj për të mbajtur flokët tuaj të kontrolluar.

Flokë të dendur

Nëse keni flokë të trashë mund të bëni një prerje flokësh çdo 6 muaj për të parandaluar humbjen e tyre.

Flokë të hollë

Flokët e hollë janë të prirur për ta humbur stilin e tyre shpejt. Pra, për të mbajtur stilin tuaj dhe për të parandaluar dëmtimin, është më mirë t’i shkurtoni ato çdo 2 muaj.

Flokët e dëmtuar

Nëse flokët tuaj i drejtoni ose i lyeni rregullisht, është më mirë t’i shkurtoni një herë në 8 javë. Kjo do të ndihmojë flokët tuaj të qëndrojnë më të shëndetshëm.