Sport

Novak Xhokoviç siguron një tjetër titull Grand Slam

Novak Xhokoviç siguron një tjetër titull Grand Slam, duke mundur argjentinasin, Juan Martin del Potro në turneun US Open në Nju Jork. Ai iu rikthye fushës, pasi mungoi në fund të sezonit të kaluar, për shkak të një dëmtimi të gjurit. Për tenistin serb, ky është çmimi i 14-të dhe bashkë me Pete Sampras garon të për vendin e tretë, për titujt Grand Slam të fituar në karrierë. Listën e kryeson Roger Federer me 20 të tillë, i ndjekur nga Rafael Nadal me 17.