Gossip Showbiz

“Po veshin rrobat e mia… t’i lajnë” Ina Aderi bën deklaratën e papritur për Brikenën dhe vajzat e BBV!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ina Aderi, ka zbuluar një detaj të papritur nga qëndrimi i saj në shtëpinë e reality show-t.

Gjatë një interviste në emisionin “Se luan topi”, ajo tregoi se disa nga rrobat që kishte lënë në dollap pasi u largua nga shtëpia janë përdorur nga banore të tjera, mes tyre edhe Brikena.

Brikena është ajo që vesh rrobat e mia dhe që i ka marrë nga dollapi im

-u shpreh Aderi, duke shtuar se nuk e kishte përmendur më parë këtë situatë.

Ajo shpjegoi se gjysma e rrobave të saj kishin mbetur ende brenda shtëpisë dhe disa prej tyre ishin veshur shumë pak. Megjithatë, sipas saj, ato nuk kishin kaluar më parë në lavanderi.

Dua t’i them Brikenës dhe vajzave të tjera aty brenda që disa nga rrobat i kam veshur shumë pak dhe nuk i kisha çuar te lavanderia, kështu që më mirë t’i lajnë përpara se t’i veshin

-tha ajo me një ton ironik.

Megjithëse deklarata e saj u duk pak e ashpër, Ina theksoi se nuk ka qëllim të krijojë polemika, por thjesht donte të sqaronte situatën.

Rikujtojmë se rrugëtimi i Ina Aderit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania përfundoi pak kohë më parë. Gjatë qëndrimit të saj në reality show, ajo u komentua shpesh për debatet dhe dinamikat me banorët e tjerë, si dhe për romancën që krijoi me Kejsi, gjithashtu ish-banor i spektaklit.