Live From Tirana Showbiz

“Leximin e kam terapi, lexoj shumë”/Ina Aderi: Ndjesinë që ma jep libri, nuk ma jep filmi!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private

Ronaldo: Ti ke thënë në daljet e tua televizive por dhe në “Big Brother”, që lexon shumë dhe ke qenë goxha mirë me notat edhe në shkollë. Na trego pak më shumë, sepse njerëzit ndonjëherë e kanë të vështirë të besojnë që një vajzë e bukur dhe seksi të thotë që lexon.

Ina: Nuk më pëlqen fare kjo ndarje. Pse domosdoshmërisht një vajzë që lexon duhet të jetë ajo që nuk del, nuk ka shoqëri, nuk i pëlqen ekrani? Absolutisht që nuk është e vërtetë. Unë lexoj dhe leximin e kam terapi. 

Ronaldo: Na thuaj ndonjë frazë apo ndonjë autor që të ka bërë përshtypje.

Ina: Nuk më vjen në mendje ndonjë frazë. Unë jam shumë ëndrrimtare. Në jetën reale dukem e ftohtë, e papërfillshme ndonjëherë, ndërkohë që bota ime e brendshme është totalisht plot me ngjyra. Më ka ndodhur që të kem lexuar një libër dhe ta kem parë film pastaj. Dhe ndjesinë që ma ka dhënë libri, filmi alsolutisht nuk ma ka dhënë. Kjo më ka ndodhur me “Ends with us”. Kam lexuar librin dhe më ka pëlqyer ekstrem shumë, kam gjetur veten aty. Kur kam parë filmin pastaj më është rikujtuar gjithë skena që unë kisha krijuar në mendjen time. Ndryshe nga filmi, libri të lejon të hapësh imagjinatën dhe personazhet t’i krijosh sipas mendimit tënd.  Ndërsa filmi t’i jep të gatshme. Lexoj shumë, ka raste dhe mbaj shënime, nënvizoj, sidomos këto librat që kanë të bëjnë me filozofinë që duhet t’i kthehem 2-3 herë frazës për ta kuptuar, ose këto që janë për komunikimin, që kanë të bëjnë me pika. Ndërsa romanet i lexoj në kohë të lirë për qejf. Këto librat e tjerë i bëj thjesht për investim për veten, sepse mendoj që në këtë botën tonë ku jetojmë kemi nevojë të hapim pak horizontin dhe ta ajrosim trurin, ta mbishim pak me dituri, se na është bërë vetëm TikTok, Instagram…